Sunday, January 30, 2011

Hitachi me hard-disk prej 3 TB



description

Hitachi me hard-disk prej 3 TB

Bëhet fjalë për modelin “Ultrastar 7K3000”, pllakat magnetike të të cilit sillen me një shpejtësi prej 7.200 rrotullimeve në minutë, si dhe mund të gjendet në versionin me interfejsin SCSI serik (SAS) që ka shpejtësi 6 Gb/s, apo edhe me interfejsët serikë ATA (SATA).
Sikur edhe paraardhësi i tij, modeli me 3.5 inç A7K2000, disku i ri ka pesë pllaka. Për shfrytëzuesit profesionalë është interesant fakti se ka një garanci prej 2 milionë orësh, derisa versioni SAS është pajisur me një mbrojtje të dyfishtë nga prishja.
„Për disqet me interfejs serik ATA, koha punuese deri te prishja zakonisht është 1.2 milion orë. Disqet me performanca më të mira zakonisht kanë një rezultat më të mirë, por edhe një çmim më të madh“, thonë përfaqësuesit e “Hitachi”-t.
Seria e re e disqeve të “Hitachi”-t “Ultrastar 7K3000” përmban edhe modelet me kapacitet 2 TB, të cilët në tërë botën dërgohen me interfejsin SATA me shpejtësi prej 6 Gb/s. Modelet me interfejs serik SCSI do të dalin nga viti 2011.

No comments:

Post a Comment